Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta konsiderojë seriozisht pjesëmarrjen në iniciativën “Ballkani i hapur”. Kjo odë ka theksuar se Kosova duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë në këtë iniciativë ashtu siç kanë theksuar edhe përfaqësues të administratës së ShBA-së. “Duke njohur rëndësinë e koordinimit dhe integrimit ekonomik, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor përmes lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thërret Qeverinë e Republikës së Kosovës që të konsiderojë në mënyrë serioze pjesëmarrjen në iniciativën në vijim për tregun e përbashkët rajonal. Oda Amerikane rithekson thirrjet e përfaqësuesve të administratës së Shteteve të Bashkuara se çfarëdo iniciative e bashkëpunimit rajonal duhet të mundësojë përfaqësim të barabartë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe se është përgjegjësi e tri shteteve nismëtare të ‘Ballkanit të hapur’, që të adresojnë brengat e Qeverisë së Kosovës dhe ato të vendeve të tjera skeptike. Asnjë iniciativë për treg të përbashkët rajonal nuk mund të ketë sukses në rrethana kur jo të gjitha shtetet e rajonit trajtohen në mënyrë të barabartë dhe me respekt, dhe nëse nuk bëhen përpjekje serioze për largimin e aspekteve që irritojnë bashkëpunimin”, ka njoftuar OEAK-u.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …