Oda Ekonomike e Britanisë, në Kosovë, beson se udhëheqësit politikë mund dhe duhet të ndihmohen nga Shoqëria Civile

Oda Ekonomike e Britanisë, në Kosovë, beson se udhëheqësit politikë mund dhe duhet të ndihmohen nga Shoqëria Civile

Oda Ekonomike e Britanisë në Kosovë (BCCK) beson se udhëheqësit tanë politikë mund dhe duhet të ndihmohen për të marrë vendime të shëndosha nga Shoqëria Civile dhe kjo e fundit do të jetë e patrembur në përdorimin e pozitës së saj për të mbështetur udhëheqësit tanë në përpjekjet e tyre.BCCK përsërit mbështetjen e saj për çdo masë qeveritare që përmirëson klimën për biznes në vendin tonë. Sidoqoftë, BCCK më herët ka deklaruar se, kur është e nevojshme, do të tërheq vëmendjen ndaj gabimeve të qeverisë, në këtë rast gabimi i akomodimit të thirrjeve nga vendet e treta për të hapur tregun e Kosovëspër shpërndarjen dhe shitjen e produkteve të padëshiruara dhe potencialisht të dëmshme te qytetarët tanë.

Oda rikujton që më herët ka ngritur shqetësime se koalicioni i fundit qeverisës po shtyn përpara një masëqë do të lejonte importin e automjeteve të përdorura në tregun e Kosovës për shitje të menjëhershmedhe përdorim afatgjatë pa inspektim të mëtejshëm nga inspektorët e autorizuar të Kosovës për të siguruarqë automjetet plotësonin standardet ligjore në Kosovë. Masa nuk ishte aplikuar megjithatë pokonsiderohet përsëri nga Qeveria e re.Procesi i inspektimit në Kosovë nuk është një taksë e panevojshme për qytetarin ose barrë përsipërmarrësin, sepse inspektimi i duhur mbron mjedisin tonë, na shpëton jetën dhe parandalonmashtrimet ndaj qytetarëve tanë. Secili prej këtyre rreziqeve mbart kosto ekonomike për çdo qytetar nëKosovë dhe Qeveria është, me të drejtë, mbrojtëse e çdo interesi publik dhe mirëqenieje në këtë drejtim.

Në katër muajt e parë të vitit 2021, inspektimi dhe kontrolli i automjeteve identifikoi 422 automjete tëimportuara që ishin me defekt ose të modifikuara në mënyrë jo të duhur, në mënyrë të tillë që ato nukduhej të lejoheshin në rrugët e Kosovës. Gjatë së njëjtës periudhë, kishte 1.631 automjete të cilat, gjatëinspektimit, kishin defekte teknike që kërkonin riparim para se të aprovoheshin.Për më tepër, këto inspektime sigurojnë një kontroll të vlefshëm dhe të rëndësishëm që mund tëparandalojë mashtrimet e kryera ndaj qytetarëve të ndershëm në Kosovë. Rreth 5% e të gjithaautomjeteve të përdorura të importuara në Kosovë rezulton se kanë një kilometrazh të pasaktë  te regjistruar në instrumentet e automjeteve. Kjo është një kosto për buxhetin e shtetit dhe përdoruesit tëfundit. Këto inspektime identifikojnë këto raste.Ekzistojnë gjithashtu dëshmi statistikore se Policia e Kosovës ka marrë rreth 200 raporte çdo muaj tëmashtrimit të pretenduar në shitjen e automjeteve të përdorura, ku instrumentet janë manipuluarqëllimisht për të treguar më pak përdorim të automjetit. Inspektimi (dhe regjistrimi efektiv i kilometrazhittë duhur në pikën e hyrjes) mbron qytetarët e Kosovës dhe buxhetin e shtetit.

Përveç kësaj, ka shumë raste të raportuara të automjeteve të paraqitura me dokumentacion të falsifikuarqë synojnë të tregojnë se një automjet është më i ri se viti i tij i prodhimit. Kjo operohet për të sjellëmakina në rrugë që nuk duhet të lejohen, si dhe mundëson mashtrim mbi blerësit e pafajshëm. Inspektimipara regjistrimit shërben për të identifikuar raste të tilla. Në katër muajt e parë të vitit 2021, Policia eKosovës ka ndjekur penalisht 103 shkelje të tilla të identifikuara tek ata nga inspektime të tilla tëautomjeteve para regjistrimit.Si përfundim, inspektime të tilla lejojnë identifikimin e sistemeve të dëmtuara të sigurisë në automjetet epërdorura, të cilat janë të zakonshme për shkak të riparimeve nga aksidentet. Dëshmitë statistikore tëmbajtura nga shërbimet e inspektimit sugjerojnë se rreth 5% e të gjitha automjeteve të përdorura tëimportuara kanë dëmtime nga aksidentet. Inspektimi i pavarur para regjistrimit është mënyra më efektivepër të identifikuar këto automjete për të siguruar që të gjitha sistemet e sigurisë janë rinovuar siç duhetpas një aksidenti para se të regjistrohen për shitje përmes distribuimit dhe përdorimit në rrugët dheautostradat e Kosovës.Oda pranon që ekziston një traditë ku Diaspora importon automjete nga BE-ja dhe se këto automjetegjejnë rrugën e tyre në tregun e Kosovës dhe se kostoja e inspektimit gjatë importit është barrë për njëtregti të tillë. Sidoqoftë, barra e kostos për individët mund të adresohet nga regjimet e tarifave diferenciale ose zbritjet e taksave pasi kjo tregti është relativisht e vogël. Importuesit kryesorë janëndërmarrjet tregtare, të cilat organizojnë import masiv të automjeteve në Kosovë dhe të cilat, në mënyrëtë pafajshme pa dyshim, blejnë automjete të dëmtuara nga aksidentet dhe të dokumentuara në mënyrëmashtruese në BE dhe i transportojnë këto automjete problematike në Kosovë për t’i futur në treg. Këtoprobleme, ashtu si rasti i një udhëtari të pafajshëm të infektuar me COVID, kapen nga një proces ikarantinimit dhe testimit që shërbimet e inspektimit të automjeteve të Kosovës e zbatojnë në të mirë tështetit, policisë dhe në të mirë të qytetarëve të zakonshëm.Për këto arsye, është një rast i fuqishëm që Qeveria e Kosovës të refuzojë këtë përpjekje dashakeqe përtë liberalizuar tregun e saj në këtë mënyre.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …