Oda Ekonomike e Kosovës kërkon që të ndihmohet Theranda pas vërshimeve që ndodhën ditë më parë aty

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon që të ndihmohet Theranda pas vërshimeve që ndodhën ditë më parë aty

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, do ta shqyrtojë mundësinë për ta ndihmuar komunën e Therandës, pas vërshimeve, të cilat kanë shkaktuar dëme miliona euro. Gjatë takimin me kryetarin e Komunës, Bali Muharremi, kreu i Odës Ekonomike tha se do të bëjë thirrje tek të gjithë për ndihmë në përmirësimin e gjendjes së krijuar. “Kemi ardhur në Suharekë për të parë nga afër gjendjen e krijuar, pas vërshimeve në komunën tuaj dhe se do t’i shikojmë mundësitë tona dhe do të bëjmë thirrje tek të gjithë për t’ju ndihmuar në sanimin e gjendjes pas vërshimeve”, deklaroi Rukiqi. Sipas vlerësimeve fillestare, Muharremi, më anë tjetër, deklaroi se dëmet arrijnë mbi 6 milionë euro. “E kemi bërë vlerësimin e dëmeve, si vlerësim preliminar sepse do ta bëjmë vlerësimin real në ditët në vijim, ku derim të tani kemi mundur të llogarisim, sipas daljeve në terren, shuma ka shkuar deri në mbi 6.6 milion euro dëme, si në infrastrukturë rrugore, në shtëpi banimi, në amvisëri, në lokale biznesore”, tha Muharremi. Kryetari i Bizneseve në këtë komunë, Shaqir Palushi, ndërkaq, bëri të ditur se deri tash janë mbledhur 5 mijë euro, me premtimin se do të sigurojnë edhe fonde tjera ditëve në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …