Oda Zejtare e Dortmundit ndau mirënjohje për mësimdhënësit e shkollave profesionale dhe pjesëtarë të FSK-së

Oda Zejtare e Dortmundit ndau mirënjohje për mësimdhënësit e shkollave profesionale dhe pjesëtarë të FSK-së

 Anja Becky: “Aftësia profesionale tek të rinjtë është plus i madh për ekonominë e Kosovës”

Oda Zejtare e Dortmundit  në kuadër të projektit për partneritet të arsimit profesional së bashku me partnerët kosovar,  Shkolla Profesionale “Shtjefën Gjeçovi” dhe Oda Ekonomike e Kosovës,  të financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, organizuan ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për 11 mësimdhënës të shkollave profesionale të fushës së automekanikes si dhe për katër pjesëtarë të Forca ve të Sigurisë së Kosovës . Udhëheqësi i Projekteve të Partneritetit për Arsim Profesional  në Kosove (OZD), Franc Musolli, pasi falënderoi shtetin gjerman si donator të realizmit te këtij projekti, docentet gjerman dhe mësimdhënësit kosovare tha: “Jam shumë i kënaqur me nxënien e aftësive praktike të pjesëmarrësve gjatë këtij trajnimi. Dhe jo vetëm unë si udhëheqës i këtij projekti por edhe të gjitha shkollat profesionale dhe FSK-ja si pjesëmarrës në këtë projekt, janë shumë mirënjohës për dobinë e këtyre aftësive të fituara”.

Pjesëmarrëse në ceremoni, Anja Becky, sekretare e parë në Ambasadën Gjermane në Kosovë, foli për rendësin e arsimit profesional në Gjermani dhe në Kosovë duke theksuar se “Aftësia profesionale për të rinjtë e Kosovës është plus i madh për ekonominë e Kosovës”.

Nga ana tjetër, zv.drejtori i Shkollës “Shtjefën Gjeçovi”, z. Blerim Gervalla, theksoi se ky projekti ka rritur prestigjin e kësaj shkolle, dhe si rezultat i punës së bërë është rritur edhe numri i nxënësve në këtë shkollë. “Tani kjo shkollë është më e pajisura në Ballkan sa i përket fushës së automekanikes, në të cilën trajnimet kanë zgjatur më shumë se gjashtë vite”.

Ky trajnim është zhvilluar në afat prej nëntë muajsh,  nga të cilat pesë tema profesionale të fushës së automekanikes janë zhvilluar në mënyrë intensive në periudhën pesë javore dhe kanë qenë të mbikëqyrura gjatë tërë kohës nga docentet gjerman. Pjesëmarrësit e trajnimit ishin nga shkollat vijuese: “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, “Mehmet Isai” në Gjilan,  “11 Marsi” në Prizren dhe “Mithat Frasheri” në Gurakoc, sikur edhe pjesëtarët e FSK-së.

Përveç te tjerëve në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues nga Bundeswehr-i gjerman, Kolonel Armin Dausch, këshilltarë logjistike pranë FSK-s, përfaqësues nga AAAPARr, mësimdhënës të shkollave pjesëmarrëse, pjesëtarë të FSK-së dhe të tjerë.

Projekti është realizuar në mjediset e shkollës “Shtjefën Gjeçovi” , repartet e automekanikës, dhe është zhvilluar nga Oda Zejtare e Dortmundit.

Prishtinë, 13 qershor 2018

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …