Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka propozuar tri alternativa për transaksionet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të autoriteteve në Kosovë për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme. Përmes një njoftimi, OEAK tha se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që hyri në fuqi më 1 shkurt dhe që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave, tha se ka nevojë të rishikohet dhe qartësohet. Sipas Odës “është esenciale të thuhet që përderisa euro mban statusin e mjetit ligjor të pagesave në Kosovë, kjo nuk përjashton përdorimin e valutave të tjera në transaksionet, në rastet kur palët e përfshira arrijnë dakordim reciprok”. Pasi Rregullorja e BQK-së ndikon edhe në transaksionet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për të mundësuar transaksionet ku përfshihet edhe dinari serb, kjo odë propozoi alternativa, të tjera.
