Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që të konsiderojnë me prioritet aprovimin e Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike. OEAK, vlerëson se krijimi i një mjedisi të favorshëm i cili do të garantonte besueshmërinë e transaksioneve elektronike shërben si parakusht për zhvillimin e ekonomisë digjitale. Në një njoftim për media shkruan se Ligji për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike përveç se do t’i kontribuonte zhvillimit të ekonomisë digjitale, gjithashtu do të zvogëlonte barrën administrative për transaksione elektronike me palë, rriste efikasitetin e proceseve të biznesit duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot, ndërsa bashkë me rritjen e sigurisë në transaksionet elektronike do t’u ofronte bizneseve një bazë më të madhe të konsumatorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …