Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur vlerësim pozitiv për Ligjin për investimet e qëndrueshme, por ka kërkuar përsëri të mos ketë ndërhyrje nga pushteti dhe të kihet parasysh Deklarata e Klimës së Investimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën. Në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane janë përmendur edhe sulmet ndaj Gjykatës Komerciale, por edhe masat ndëshkimore ndaj disa përmbaruesve privat. “Megjithatë, ndërhyrjet politike në ekonomi, politikat tekanjoze ekonomike dhe dialogu i kufizuar publiko-privat lënë në hije, përpjekjet e kufizuara reformuese, ashtu siç ceket edhe në Deklaratën e Klimës së Investimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën. Prandaj, Oda Amerikane përsërit thirrjen e saj për shmangie të ndërhyrjeve arbitrare të pushtetit, me qëllim të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit dhe promovimit të lirive ekonomike, e kjo duhet të përfshijë edhe shmangien nga sulmet verbale ndaj institucioneve të drejtësisë. Sulmet si këto, të bëra edhe ndaj Gjykatës Komerciale, e themeluar dhe fuqizuar edhe më ndihmën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pashmangshëm ndikojnë në aftësinë e institucioneve të drejtësisë për të kryer punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe objektive. Veprimet e tilla por edhe masat ndëshkimore ndaj disa përmbaruesve privatë, minojnë, është thënë në reagimin e OEAK-ut.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …