Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka organizuar një tryezë për të diskutuar për rezultatet alarmuese të Kosovës në testin PISA dhe ndikimin në sektorin privat. Në tryezë u tha se rezultatet e testit PISA duhet të shërbejnë si pikë referimi për institucionet shtetërore në rishikimin e sistemit arsimor në vend. Besnik Krasniqi, hulumtues i çështjeve ekonomike si dhe profesor universitar, tha se rezultatet e testit PISA nuk janë aspak befasuese duke e marrë parasysh se zhvillimi i programeve dhe i metodologjisë së mësimdhënies në Kosovë nuk i aftëson nxënësit për të aplikuar dijen praktike në kontekst specifik. Gresa Statovci, konsulente e arsimit, tha se shikuar nga kënvështrimi ekonomik, përmirësimi i cilësisë së arsimit është parametri kryesor për zhvillimin e mëtejmë të vendit. Në anën tjetër, psikologu si dhe profesori universitar, Naim Telaku, nga aspekti psikologjik i elaboroi disa faktorë të cilët mund të kenë ndikuar në rezultate të dobëta në testin e PISA-s, siç janë kurrikula e papërshtatshme, përdorimi jo i duhur i teknologjisë, vështirësitë emocionale dhe mos funksionimi i trekëndëshit prind-fëmijë-mësimdhënës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …