Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e vlerëson pozitivisht aprovimin e Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale

OEAK reagon kundër diskriminimit që u është bërë ndërmarrjeve private në favor të ndërmarrjeve publike nga ana e Qeverisë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me vazhdimin e trajtimit të favorizuar të ndërmarrjeve publike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilat cenojnë parimet e konkurrencës së lirë dhe ekonomisë së tregut, në kundërshtim me aktet juridike të shtetit. Ajo  thekson se përgjatë viteve të kaluara në 2016, 2019 dhe 2020 – Oda Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin që u është bërë ndërmarrjeve private në favor të ndërmarrjeve publike, respektivisht aplikimin e gabueshëm të dispozitave për blerjet “brenda shtëpisë” përmes të cilave autoritetet publike blejnë shërbime nga ndërmarrjet publike në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe Ligjin e Prokurimit Publik. Shqetësues vazhdon të jetë promovimi direkt i shërbimeve dhe produkteve të operatorit shtetëror të telefonisë mobile, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Oda Amerikane ka përcjell veprimet e zyrtarëve më të lartë të Qeverisë, përfshirë Kryeministrin, të cilët qartazi kanë promovuar produktet e kësaj ndërmarrje publike para qytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, në kundërshtim direkt me dispozitat e ligjit që rregullon funksionimin e ndërmarrjeve publike,  thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …