Gjatë forumit virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK ) me disa nga përfaqësuesit e bankave komerciale në Kosovë, u tha se sektori bankar në vendin tonë është njëri nga elementet më vitale për përballimin e krizave ekonomike. Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë thënë se është shumë pozitiv fakti që ky sektor është i qëndrueshëm në këtë situatë të pazakontë. Gjatë forumit virtual u tha se Kosova është shumë me fat që në këtë situatë ka një borxh shumë të ulët publik dhe një sistem të qëndrueshëm financiar, si avantazhe të cilat e bëjnë më imune ndaj përballimit me krizë. Qeveria në detyrë e ka përgatitur tani një pako të masave emergjente ku janë përfshirë ndihma për rikuperimin e dëmeve ekonomike që mund t’i ketë ekonomia e Kosovës në përgjithësi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …