Oda Ekonomike e Kosovës i shpalos disa propozime për mbështetjen e puntorëve të sektorit privat në vend

OEK, kërkon nga Avokati i Popullit të iniciojë lëndë në GjK për kalimin e bizneseve në tregun e hapur të energjisë

OEK ka kërkuar nga institucionet përkatëse, konkretisht nga Avokati i Popullit, që të iniciojë një lëndë në Gjykatën Kushtetuese për të pezulluar për një vit vendimin e ZRRE, për kalimin e bizneseve në tregun e hapur të energjisë. Vendimi, i cili parashikon që nga 1 qershori të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro të detyrohen të blejnë energji në tregun e hapur, ka shkaktuar shqetësime të shumta në radhët e bizneseve. Oda Ekonomike ka argumentuar se kalimi në tregun e hapur do të ndikojë drejtpërdrejt në koston e prodhimit dhe shërbimeve, duke rritur kështu çmimet për konsumatorët dhe duke ndikuar negativisht në konkurrueshmërinë e bizneseve, si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Për më tepër, OEK-u ka theksuar se ky ndryshim mund të ulë standardin jetësor të qytetarëve, duke bërë të vështirë përballimin e kostove të jetesës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …