Oda Ekonomike e Kosovës i shpalos disa propozime për mbështetjen e puntorëve të sektorit privat në vend

OEK: Masat e BE-së, ndaj Kosovës kanë bllokuar 300 milionë euro, ekonomia në rrezik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thekson se masat e vendosura nga BE-së, ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar,  kanë pasur një ndikim të ndjeshëm negativ në ekonominë e vendit.  këto masa kanë bllokuar rreth 300 milionë euro që do të shfrytëzoheshin për projekte kapitale. Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e prioritetit në ekonomi dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar heqjen e këtyre masave dhe për të parandaluar vendosjen e sanksioneve të reja të paralajmëruara nga BE-ja. Rafuna ka shprehur shqetësimin se këto masa janë dëmtuese për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve, duke theksuar se zbatimi i projekteve kapitale të bllokuara do të kishte përmirësuar ndjeshëm standardin e jetesës në Kosovë.  Rafuna i ka bërë thirrje Qeverisë që të sigurojë një klimë të favorshme për bizneset dhe të vendosë ekonominë në qendër të politikave të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …