Pak para nisjes së fushatës zgjedhore, ekspertët e ekonomisë i kanë porositur politikanët e Kosovës dhe partitë politike që të mos bëjnë premtime për rritje të pagave. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka theksuar se buxheti i Kosovës nuk mund të përballoj më shumë rritje të pagave. Ai ka shtuar më tutje se është mirë që politikanët të mos japin premtime nëpër fushata për rritje të pagave e punësime sepse tashmë është ngulfatur mundësia të ketë punësime të reja në sektorin publik dhe të ketë rritje pagash. “Uroj që partitë politike ta kenë parasysh që është ngulfatur më mundësia me punësu njerëz të ri në sektorin publik, përveç aty ku ka nevojë të domosdoshme dhe është ngulfat mundësia që me u rrit pagat. Ne buxhetin ose duhet me e bërë buxhet me i mbajt këta njerëz dhe mos me përfitu asnjë tjetër pjesë e shoqërisë ose me bërë buxhet zhvillimor që përfitojnë të gjithë dhe vendi ia sheh hairin”, është cituar të ketë deklaruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …