Oda Ekonomike e Kosovës ka anketuar 100 ndërmarrje të mëdha dhe të vogla, 7 banka komerciale në Kosovë dhe 6 institucione mikrofinanciare për të krahasuar kërkesën dhe ofertën në treg me qëllim të hulumtimit dhe identifikimit të gjendjes ekonomike në Kosovë lidhur me qasjen në financa, duke e konsideruar si të gjeturën kryesore në mesin e barrierave që sfidojnë bizneset në vend, Ndërmarrjet e vogla kanë deklaruar të kenë sfida më të mëdha në krahasim me ndërmarrjet mikro dhe të mesme. 43% e ndërmarrjeve të mesme kanë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar dhe menaxherëve me përvojë; 44% e ndërmarrjeve të vogla potencojnë se “kostoja e prodhimit” paraqet sfidën e tyre më të madhe; dhe 33% e ndërmarrjeve thanë se pengesa e tyre më e madhe është gjetja e konsumatorëve, bën të ditur OEK.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …