Oficerët e FSK-së kanë arritur me rezultate të larta të përfundojnë trajnimet ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur që me rezultate të larta të përfundojnë trajnimet ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u shpërblyer  me çmime  “Student më i mirë ndërkombëtar”. “Nëntoger Betim Osmani ka përfunduar ‘Kursin Bazik për Oficer ku ka treguar nivel të lartë të aftësive dhe përkushtimit në arritjen e suksesit gjë që e bëri të shpallet ‘Studenti më i mirë ndërkombëtar’, ndërsa nëntoger Florint Fetiu ka përfunduar me sukses trajnimin dhe duke vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e tij në këtë fushë u shpërblye me çmimin e lartë. Sipas këtij njoftimi, FSK-ja vazhdon të kujdeset për zhvillimin e përkushtuar dhe përmirësimin e aftësive të personelit të saj nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar. Suksesi i nëntogerëve Osmani dhe Fetiu sipas njoftimit të FSK-së, thekson nivelin dhe përgatitjen e lartë të  pjesëtarëve të FSK-së  dhe gjithashtu  përforcon imazhin e kësaj force në skenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …