Pasi morën vendimin nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të kontrolluar banesën ku jeton ish-ministri Saimir Tahiri, oficerët e Policisë Gjyqësore dhe një ekspert kriminalist kaluan pragun e shtëpisë së tij pranë Kodrës së Diellit në orën 14:10 minuta. Oficerët ishin deleguar nga Prokurorët e dosjes “Habilaj”, të cilët po e hetojnë deputetin për dyshimet e trafikut dhe të korrupsionit. Me argumentin se në banesën e tij mund të gjejnë gjurmë provash që e implikojnë me të dyshuarit e arrestuar për drogë në Itali, gjyqtarja Liljana Baku pranoi kontrollin e banesës si mënyra e vetme për gjetje prove. Megjithëse nuk kishte asgjë të befasishme tek ky kontroll, oficerët kanë pritur pak çaste në brendësi të apartamentit derisa aty mbërriti edhe i zoti i shtëpisë. Kontrolli zgjati dy orë dhe siç thuhet në rrugë jozyrtare nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.(TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …