leoni

Oficerët e policisë gjyqësore shkojnë në banesën e Sali Berishës, për të kontrolluar lidhur me zbatimin e masës së sigurisë

Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar ditën e sotme në banesën e Sali Berishës për të kontrolluar lidhur me  zbatimin e masës së sigurisë. Oficerët gjyqësorë ka shkuar në banesën e Sali Berishës së bashku me efektivë të Policisë së Shtetit. Më 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe e kishte paralajmëruar më herët apelimin e masës. Sipas vendimit të Gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë. Ai po hetohet për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”, ndërsa Prokuroria ka kërkuar që Berisha të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …