Oficeri i UÇK-së gjatë luftës, Dritan Goxhaj, është lënë sërish me masën e arrestit me burg, nga Gjykata e Apelit, në Tiranë

Oficeri i UÇK-së gjatë luftës, Dritan Goxhaj është lënë sërish me masën e arrestit me burg, nga Gjykata e  Apelit. Gjykata e Tiranës, më 2 gusht  kishte  caktuar masën e sigurisë 40 ditë arrest në burg për Dritan Goxhajn. Kërkesa për arrestimin e tij erdhi nga Zyra e Prokurorit të  Gjykatës Speciale. Deri më tani, institucionet e drejtësisë kanë sqaruar se ndalimi është bërë pasi Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Dritan Goxhaj pritet të ekstradohet drejt Kosovës, pas realizimit të procedurave nga autoritetet shqiptare. Gjykata Speciale kishte lëshuar urdhër-arrest për luftëtarin e lirisë së Kosovës, Dritan Goxhaj, i cili ka qenë edhe shoqërues i trupave amerikane gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …