Ogerta Manastirliu: Mbi 300 mijë qytetarë të Shqipërisë tashmë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-Covid

Ogerta Manastirliu: Mbi 300 mijë qytetarë të Shqipërisë tashmë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-Covid

Mbi 300 mijë qytetarë të Shqipërisë kanë marrë të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale procesin ecurinë e procesit të vaksinimit në vend. Sipas saj vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit. Këtë javë në Shqipëri kanë mbërritur 11,700 vaksina Pfizer dhe 40800 vaksina të prodhuara nga kompania anglo-suedeze Astra Zeneca, si pjesë e instrumentit COVAX. Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 899,550 vaksina AntiCovid dhe sasi të tjera pritet të vijnë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese mund t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës, çdo 48 orë po përsëriten përpjekjet për të përfunduar konstituimin e …