Këshilli Nacional Këshillëdhënës i Odës së Infermierëve në takimin e dytë të radhës ku temë diskutimi ishte gjendja aktuale në vend, unanimisht vendosën që t’i bëhet thirrje kryeministrit, ministrit të Shëndetësisë, dhe të gjitha institucioneve të nivelit lokal që të marrin masa urgjente në ngritjen e numrit të infermierëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësorë në vend. Po ashtu u kërkua nga Institucionet Shëndetësore që furnizimi me materiale mbrojtëse të bëhet në forma të rregullta për të ruajtur shëndetin e të gjithë të punësuarve në sektorin e Shëndetësisë. Temë diskutimi në këtë takim sipas komunikatës ishte edhe ligji për infermieri, dhe u vendos që të formohet grupi punues për draftimin e këtij ligji, propozim i cili i është drejtuar Këshillit Drejtues të OIK-ut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …