Ministria e Drejtësisë sot bën hapjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit

OJQ-të kanë vlerësuar se gjatë viti 2023 gjyqësori është karakterizua me trajtim jo efikas të rasteve të pushtetarëve

Organizatat Joqeveritare, të cilat bëjnë monitorimin e proceseve gjyqësore kanë konstatuar se gjatë viti 2023 gjyqësori është karakterizua më trajtim jo efikas të rasteve të pushtetarëve vepra të ndryshme penale. Lavdim Makshana, nga Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë për Ekonomia Online se mos procedimi i këtyre rasteve brenda afateve ligjore është krijuar perceptim te publiku për mungesë guximi nga ana e gjyqtarëve dhe prokuroreve për t’i trajtuar këto raste më efikasitet të plotë. “Gjatë vitit të kaluar ish krye parlamentari Glauk Konjufca, iu ishte parashkruar një vepër penale ndërsa parashkrimi ishte konstatuar tek në vitin 2023. Për një rast tjetër penal ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sveçla, iu është parashkruar një rast për veprën penale të huliganizmit gjatë protestave të Lëvizjes Vetëvendosje, në vitet e me hershme ky rast tregon edhe për trajtimin jo efikas të gjyqësorit të rasteve të politikanëve, së rastet e politikanëve nuk trajtohen më prioritet e plotë është parë në vazhdimësi nga ana e gjyqësorit nuk trajtohen njëjtë si rastet e qytetarëve të rëndomtë” ka thënë Lavdim Makshana, nga Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …