Të zhdukurit

OJQ-të e Gjakovës kërkojnë të mos ndodhë kthimi i serbëve pa u kthyer trupat e shqiptarëve të rrëmbyer nga Serbia

Njëmbëdhjetë organizata joqeveritare të Komunës së Gjakovës kanë paralajmëruar se do të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të mos lejojnë kthimin e serbëve në Gjakovë pa u kthyer më parë trupat e shqiptarëve të rrëmbyer nga ushtria e policia e Serbisë gjatë luftës sonë çlirimtare. “Peticioni do të dorëzohet kryeministrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca, ministres së Drejtësisë Haxhiu, ministres për Punë të Jashtme Gërvalla, ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ky peticion është iniciuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – Dega Gjakovë, Shoqata e Invalidëve të Luftës – Dega Gjakovë, Organizata e Veteranëve të Luftës – Dega Gjakovë, Shoqata e Krimeve të Luftës Gjakova 98-99, MK – Medika Kosova, IFK – Iniciativa e Femrës Kosovare, KVRL – Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, Shoqata e ish të burgosurve politikë, SHEPF – Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes, SHA – Shoqata e Gruas, Shtëpia e Sigurt Gjakovë DHE Gjok Sokoli – Korenicë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …