OJQ-të që veprojnë në Komunën e Rahovecit do të përfitojnë më shumë mjete financiare nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Afrim Dina, nënshkruan kontratat me OJQ-të përfituese të subvencioneve nga fusha e: Kulturës; Rinisë; Sportit. Përfituese nga thirrja e DKRS-së janë 29 OJQ nga 31 sa kanë aplikuar. Vlera e përgjithshme e përkrahjes financiare për këtë vit është: 189.400€, apo 17% më shumë se në vitin 2023. Nga viti në vit, përkrahja për kulturën, për rininë dhe për sportin, është rritur e do të vazhdojë të rritet edhe më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …