Organizatat e shoqërisë civile të cilat menaxhojnë Qendrat Mësimore për Mësim Shtesë sot kanë bërë thirrje para objektit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë – MAShT. #DUAM QENDRAT TONA, #MINISTËR KU ËSHTË GJYSËM MILION EURO, #DUAM LLOGARI, kanë qenë disa nga parullat kyçe të brohoritjeve të qytetarëve dhe tutorëve ndaj Ministrisë së Arsimit.
Kjo thirrje ka pas për qellim t ia rikujtoj Ministrit të Arsimit z. Bytyqit premtimet të cilat nuk i ka realizuar sipas datës së afatit të përcaktuar me UA të cilin udhëzim vetë Ministri e ka nënshkruar me 7 dhjetor 2018 (19/2018) pra, është bërë tash e një kohë e gjatë që qendrat e mësimit shtesë janë duke u përballuar me një sërë sfidash për shkak të mungesës së financimit dhe nenglizhencës së përgjegjësive institucionale.
Qytetarët që iu bashkuan kësaj thirrje si dhe të gjithë tutorët e qendrave mësimore sot kanë kërkuar nga MAShT që në mënyrë urgjente të nxjerrin (Udhëzuesin e Regjstrimit të këtyre Qendrave Mësimore) sa më shpejt që të jetë e mundur dhe rrjedhimisht të hap procesin zyrtar të regjistrimit për (Qendrat e Mësimit Shtesë) dhe në të njejtën kohë të publikoj thirrje për #SUBVENCIONE financiare siç përcaktohet në buxhetin vjetor të qeverisë së Kosovës
Përveç tjerash në këtë thirrjeje të ( Iniciatives Avokuese) tutorët kanë dal me pankarta dhe me mesazhe dedikuar kësaj ministrie ku ndër të tjera kanë brohoritur me parulla duke kërkuar që Ministri ti përmbush premtimet e tij dhe ta shtyej para procesin e funksionimit të Udhëzuesit Administrativ.