OJQ-të, të rinjtë, sportistë dhe mediat paraqitën kërkesat e tyre për projektbuxhetin e vitit 2025

Komuna e Ferizajt, sot ka filluar procesin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2025. Në hapjen e dëgjimeve buxhetore ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, bashkë më drejtoreshën e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtoreshën e kulturës, rinisë dhe sportit Xhemile Murati-Shabani si dhe drejtoreshën e administratës së përgjithshme Agnesa Hajredini. Në hapjen e këtij takimi nënkryetari Aliu, ka eloboruar në mënyrë të qartë buxhetin e vitit 2025 duke ndarë edhe kategoritë e ndryshme buxhetore. Takimi i parë sot është mbajtur me OJQ-të, të rinjtë, sportistë dhe mediat. Ata patën rastin që të paraqesin edhe kërkesat e tyre në mënyrë që ato kërkesa të inkorporohen në projektbuxhetin e vitit 2025. Kërkesat kryesore të tyre ishin financimi në realizmin e projekteve të tyre edhe pse ishin një numër i pakët i tyre në këtë dëgjim buxhetor.

May be an image of 5 people, newsroom and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë me aktivitete të shumta shënoi luftën kundër kancerit të gjirit

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe organizimin e Qendrës Kryesore …