U bënë 26 ditë nga dita e nisjes së luftimeve të rusëve ndaj ukrainasve duke shkaktuar deri më tani qindra viktima në mesin e civilëve dhe fëmijë. Sot kanë nisur evakuuimet e banorëve nga Luhansku, ndësa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje përsëri për bisedime paqeje dhe ka dënuar “krimet e luftës” në Mariupol që “do të mbahen mend për shekuj”. “Ukraina ka kërkuar gjithmonë një zgjidhje paqësore. Për më tepër, ne jemi të interesuar për paqen tani. Në vendet ku ka pasur beteja veçanërisht të ashpra, trupat e ushtarëve rusë thjesht grumbullohen përgjatë vijës sonë të mbrojtjes”, tha ai. “Dhe askush nuk po i mbledh këto trupa”, tha ai. Të paktën 847 civilë ukrainas, përfshirë 64 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas OKB-së. Të dhënat e tyre përfshijnë të paktën 1,399 civilë të plagosur, 78 prej tyre fëmijë. OKB-ja tha se shumica e viktimave u shkaktuan nga bombardimet dhe sulmet ajrore dhe numri aktual është shumë më i lartë. Në fillim të kësaj jave, Financial Times zbuloi një plan të mundshëm paqeje prej 15 pikash, i cili do të përfshinte heqjen dorë nga ambiciet e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n dhe premtimin për të mos pritur baza ushtarake të huaja ose armatim në këmbim të mbrojtjes perëndimore.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …