Agjenci të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona, qindra miliona banorë mund të përballen me varfëri ekstreme. Në Raportin e ri të Kombeve të Bashkuara, i cili paraqet disa skenarë për vlerësimin e ndikimit të Coronavirusit në të ardhurat botërore thuhet se numri i personave që mund të përballen me varfëri të skajshme mund të arrij në 400 milion banor. Në skenarin më të keq – humbje për 20 për qind e të ardhurave për kokë banori – numri i atyre që jetojnë me 1.90 dollar në ditë mund të rritet në më shumë se një miliard. Për më shumë se 3.7 miliardë njerëz – mbi gjysmën e popullsisë së botës – të ardhurat po ashtu mund të bien nën 5.50 dollarë në ditë. Perspektiva për më të varfërit në botë duket e zymtë nëse qeveritë nuk bëjnë më shumë për ta, ka theksuar, Andy Sumner, një nga autorët e raportit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …