leoni

OKB-ja ka akuzuar Francën për racizëm dhe dhunë kundër protestuesve nga policia

OKB-ja ka akuzuar Francën për racizëm dhe dhunë kundrejt protestuesve nga policia. Disa vende kanë shprehur shqetësimin e tyre, sidomos me rastin e protestave masive të ditës ndërkombëtare të punonjësve. Ata kanë deklaruar se Franca duhet të marrë masa për të adresuar në mënyrë transparente akuzat në lidhje me përdorimin e tepruar të forcës nga policia dhe xhandarmëria kundër protestuesve gjatë demonstrative. Ne rekomandojmë që Franca, të zgjerojë përpjekjet për të luftuar krimet dhe kërcënimet e dhunës të motivuara nga urrejtja fetare si urrejtja anti-myslimane, duke përfshirë rastet e vandalizmit, ngacmimeve dhe sulmeve”, tha Kelly Billingsley -Përfaqësuese e  SHBA-së në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. “Ne dëshirojmë t’i rekomandojmë Francës që, të vazhdojë të sigurojë që çdo masë e jashtëzakonshme t’i nënshtrohet një rregulli të rishikimit dhe mbikëqyrjes gjyqësore, dhe se ato nuk bëhen masa ligjore të përhershme. Gjithashtu vazhdoni të rishikoni politikat dhe metodat e agjencive përmbarimore për të siguruar masa mbrojtëse kundër përdorimit të forcës gjatë demonstratave dhe të politikave diskriminuese”, u shpreh Iva Gavrilova – Përfaqësuesja e Republikës Çeke në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Gjatë konferencës këtë të hënë, disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, i bënë thirrje Francës që të bëjë më shumë për të luftuar diskriminimin racor dhe fetar. Për të njëjtën gjë u akuzuan edhe Danimarka, Lihtenshtajni dhe Norvegjia. Por në listën e të akuzuarve nuk munguan as Rusia, Venezuela dhe Irani, tre vendet që vetë përballen rregullisht me akuza për dhunë policore e shkelje të tjera të të drejtave të njeriut. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …