Organizata e Kombeve të Bashkuara ka alarmuar se gjendja në Rripin e Gazës është katastrofike, sidomos për fëmijët. Vëzhguesit e kësaj organizate kanë thënë se rreth 300 mijë banorë të pjesës veriore të Gazës janë duke u strehuar në objekte të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Kjo organizatë po ashtu ka alarmuar se mbi 1 milion e 500 mijë njerëz në Gazë, apo 70 për qind e popullsisë, kanë ikur prej shtëpive të tyre dhe se shqimi, uji dhe nafta janë të tepër të nevojshme për jetën e njerëzve dhe për mbajtje të spitaleve operacionale. Po ashtu raportohet se një pjesë e konsiderueshme e popullit palestinez, kanë vetëm nga dy copëza buke për ushqim. Organizata e Kombeve të Bashkuara alarmon se më shumë se 40 për qind të viktimave të luftës në Gaza, janë fëmijë. Njoftohet se numri I fëmijëve të vrarë ka arritur në afër 4 mijë ndërsa rreth 1 mijë e 250 të tjerë, janë nën gërmadhat e ndërtesave të rrënuara nga bombardimet nga ushtria e Izraelit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …