OKB-ja ka reaguar duke e lëshuar një deklaratë zyrtare pasi Kosova e shpalli “non grata” një zyrtar rus të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Zëdhënësi të OKB-së, Stephane Dujarric deklaroi se UNMIK-u s’ka pranuar asnjë komunikim zyrtar nga institucionet e Kosovës për këtë vendim të cilin OKB-ja e konsideron të pazbatueshëm Çdo çështje në lidhje me personelin e UNMIK-ut, sipas OKB-së, duhet t’i adresohet këtij Misioni që ta trajtojë vetë. “UNMIK-u dhe selia e OKB-së po marrin masa adekuate për të garantuar sigurinë e stafit në falë dhe po merren me autoritetet relevante në këtë çështje”, thuhet në fund të deklaratës së lëshuar të Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ditë më parë ka shpallur “non grata” një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut, mbase pa u konsultuar me institucionet e shtetit, të cilat i dinë detyrat e UNMIK-ut, në vendin tonë.
