Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun ka bërë thirrje për qetësim të situatës në Turqi. Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Hak ka thëne se sekretari i përgjithshëm është duke ndjekur vazhdimisht zhvillimet në Turqi.“Kombet e Bashkuara janë duke kërkuar zgjidhje për këtë situatë, por tani për tani u bënë thirrje për qetësim të situatës”ka thënë Haq. Thirrje për qetësim të situatës ka bërë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se Turqia është aleat i çmuar i NATO-s. Në reagim ai ka bërë thirrje për qetësi dhe respektim të institucioneve demokratike të Turqisë.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …