OKB ka paralajmëruar se një shpërthim i sëmundjes së kolerës po përhapet me shpejtësi në të gjithë Sirinë
(AP Photo/Baderkhan Ahmad)

OKB ka paralajmëruar se një shpërthim i sëmundjes së kolerës po përhapet me shpejtësi në të gjithë Sirinë

OKB ka paralajmëruar se një shpërthim i kolerës po përhapet me shpejtësi në të gjithë Sirinë dhe kanë kërkuar 34.4 milionë dollarë për një plan të reagimit 3-mujor, transmeton Anadolu Agency. Paratë nevojiten për të ndihmuar me shërbime shëndetësore mbi 160 mijë njerëz dhe mbi 5 milionë njerëz me ujë, kanalizime dhe asistencë higjienike. Mbi 24 mijë raste të dyshuara të kolerës janë raportuar dhe rastet janë konfirmuar në të 14 provincat. Të paktën 80 njerëz kanë vdekur deri më tani”, tha Reena Gelani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, zyrtarja humanitare e OKB-së. Gelani tha se miliona njerëz përballen me mungesë të madhe të ujit në Al Hasakeh, Al Bab dhe Halep. Kriza duket se do të përkeqësohet edhe më shumë. Perspektiva nga tani deri në muajin dhjetor sugjeron një probabilitet të shtuar për reshje nën normalen dhe temperatura mbi normalen. Nëse kjo materializohet, do të përkeqësojë më tej krizën e tashme të tmerrshme të ujit”, tha Ghelani. Derisa dimri afrohet të paktën dy milionë njerëz në veriperëndim të vendit, që kontrollohet nga rebelët, varen nga ndihma humanitare për të përmbushur nevojat themelore. Shumica janë gra dhe fëmijë që jetojnë në kampe me qasje të kufizuar ose pa qasje në ngrohje, energji elektrike, ujë ose largim të ujërave të zeza.

 

“Ne jemi vetëm disa javë larg një dimri tjetër në Siri dhe një skenari të njohur me dhimbje që do të shpaloset përsëri së shpejti”, u shpreh Ghelani. Ajo kërkoi vazhdimin e qasjes ndërkufitare për të ofruar ndihmë humanitare për sirianët në nevojë të madhe. Një mos përtëritje e autorizimit për të kryer ndihmë humanitare ndërkufitare në kulmin e dimrit dhe në mes të një reagimi ndaj kolerës mund të ndërpresë qasjen për miliona njerëz në Sirinë veriperëndimore kur ata kanë më shumë nevojë për të “, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …