OKB ka zbuluar se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia do të kenë afërsisht tre milionë banorë më pak në vitin 2050 sesa kanë sot. Në të njëjtin studim thuhet se humbjen më të madhe në shifra absolute do ta ketë Serbia dhe në përqindje Bosnja dhe Shqipëria. Në vend të 16, milionë e 977 banorë të vitit të kaluar, Ballkani Perëndimor do të ketë 13 milionë e 975 banorë në vitin 2050, raporton Radio Evropa e Lirë. Serbia, e cila vitin e kaluar kishte 6 milionë e 788 banorë, në vitin 2050 do të ketë 5 milionë e 554 mijë. Nëse ky vlerësim realizohet, do të ishte një rënie prej 18.2 për qind. Bosnja dhe Hercegovina do të zvogëlohet nga 3 milionë e 194 mijë në 2 milionë e 469, banorë, që është 22 për qind më pak. Shqipëria nga 2 milionë e 822 mijë zbret në 2 milionë e 251 banorë, që është një rënie e numrit të banorëve me një të pestën. Maqedonia e Veriut në vend të 1 milionë e 836, do të ketë 1 milionë e 519 mijë banorë, një rënie prej 17 për qind, ndërsa Mali i Zi do të ketë 535.000 banorë në vend të 628 mijë sa ka tani, 15 për qind më pak banorë. Sipas vlerësimeve të OKB-së, Kosova do të shënojë rënien më të vogël, nga 1 milionë e 709 mijë sa ka tani, zbret në 1milionë e 647 mijë, rënie vetëm 3.6 për qind.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …