Organizata e Kombeve të Bashkuara ka një mungesë prej 1,4 miliard dollarë në buxhetin e saj dhe do të duhet të fillojë me uljen e pagave të stafit nëse vendet anëtare nuk i paguajnë detyrimet e tyre në mënyrë të shpejtë. Edhe pse 129 nga 193 vendet anëtare të OKB-së kanë paguar plotësisht detyrimet e tyre për vitin 2019, 64 vende ende i detyrohen para këtij organi botëror, përfshirë SHBA-në, kontribuesja më e madhe e OKB-së. “Deri në fund të muajit organizata rrezikon të reduktojë rezervat e saj të likuiditetit dhe të paguajë në kohë stafin dhe palët shitëse. Deri në fund të nëntorit sekretariati mund të përballet me mospagesën në kohë të pagave si dhe të pagesave të mallrave dhe shërbimeve, nëse vendet anëtare nuk i paguajnë plotësisht detyrimet e tyre të buxhetit”, thotë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric. ”Këtë muaj do të arrijmë në deficitin më të thellë të dekadës. Ne rrezikojmë shterjen e rezervave të mbyllura dhe rrezikojmë në nëntor të hyjmë pa para të mjaftueshme për të mbuluar listat e pagave”, thekson sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Guterres.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …