Organizata e Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se situata humanitare në Liban është më e keqe sesa gjatë luftës së fundit kundër Izraelit, 18 vjet më parë. “Situata është përshkallëzuar sërish në ditët e fundit, ushtria izraelite është duke lëshuar urdhra për zhvendosje të banorëve nga Baalbek dhe Nabatieh, pak para se të sulmohen këto lokacione” ka alarmuar Zyra e OKB-së për Ndihmë Urgjente (OCHA). Mediet ndërkombëtare citojnë zyrtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të kenë thënë se përveç të vdekurve, situata është vështirësuar edhe nga shkatërrimi i infrastrukturës qenësore, përfshirë kujdesin shëndetësor, meqë shumë spitale janë të mbingarkuara dhe kanë nevojë urgjente për gjak.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …