leoni

Olaf

Olaf Scholc: Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në luftën e Ukrainës, është ulur pas presionit ndërkombëtar

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc,  ka deklaruar se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga kryetari rus Vladimir Putin në luftën e Ukrainës, është ulur si rezultat i presionit ndërkombëtar. Në një intervistë  për grupin mediatik “Funke” të Gjermanisë,  me rastin e vitit të tij të parë në detyrë, Scholz tha se lufta vazhdon me “brutalitet të pareduktuar”, edhe pse Rusia ka pushuar së kërcënuari se do të përdorë armë bërthamore, që është një reagim ndaj vijës së kuqe të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar. Vladimit Putin është cituar të ketë deklaruar se rreziku i luftës bërthamore po rritet, por këmbënguli se Rusia nuk është e “çmendur” dhe se arsenalin e saj bërthamor e sheh si një parandalues ​​apo mbrojtës.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …