Olaf Scholz dhe Emanuel Macron, para takimit, në Bruksel kanë kontaktuar Albin Kurtin e Aleksandër Vuçiqin

Duke u mbështetur në burimet diplomatike në Bruksel, Radio-Evropa e Lirë raporton se  Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryetari i Francës, Emanuel Macron,  dje para takimit  kanë kontaktuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryetarin  e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilët i  inkurajuar në arritjen e një marrëveshjeje dhe evitimin e përshkallëzimit të situatës.  “Shumë liderë ndërkombëtarë kanë shprehur pritjet e tyre nga takimet e këtyre dy liderëve. Këtë e kanë kuptuar edhe vetë liderët. Edhe pse nuk patëm marrëveshje për rrugën finale sesi të adresohet çështja, procesi po vazhdon”, citohet të kenë thënë burimet brenda BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …