Olaf

Olaf Scholz, i shqetësuar për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Kancelari  i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se është tejet i shqetësuar për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron është mbrapa në listë, sipas sondazheve, kur kanë mbetur më pak se dy javë para rundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme, të shpallura si përgjigje ndaj epërsisë së të djathtës ekstreme ndaj partisë së tij, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Shpresoj që partitë që nuk janë Marine Le Pen, le të themi kështu, janë të suksesshme në zgjedhje. Mirëpo, i takon popullit francez të marrë vendimin, ka thënë ai. Sondazhet tregojnë që aleanca në pushtet e Macronit do të dalë e treta në zgjedhjet parlamentare të 30 qershorit – ndërsa e dyta në rundin e dytë më 7 korrik – mbrapa Marshit kombëtar të Le Penit dhe aleanca së re të krahut të majtë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …