Olaf

Olaf Scholz: Kemi bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë midis Rusisë e shteteve të NATO-s

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është cituar të ketë  deklaruar se do të bëjë çdo gjë të mundshme për të parandaluar një përshkallëzim të luftës midis Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s, pasi Berlini këtë javë autorizoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në vendluftimet që po zhvillohen në Ukrainë  Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një përshkallëzim të konfliktit ukrainas nga një luftë midis Rusisë dhe shteteve të NATO-s. Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo të mos ndodhë”, tha Scholz. Unë do të flas përsëri me Putinin në telefon, sepse ne duhet të flasim me njëri-tjetrin. I takon Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të ndalojë këtë luftë të tmerrshme të pakuptimtë që tashmë ka kushtuar qindra mijëra jetë, tha kancelari gjerman Scholz.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …