Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vlerëson se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohjen e pavarësisë së Kosovë. Scholz thotë se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. “Gëzohem që po vizitojë Kosovën si vendin e parë në turin tim dyditor në Ballkan. Kjo tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona”. “E qartë është që marrëveshja në fund të zgjidh edhe çështjen e njohjes së Kosovës pas është e paimagjinueshme që dy vende të nuk e njohin njëra tjetrin të jenë pjesë e BE-së. Me rëndësi për Kosovën është që dialogu me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të shkojë përpara”, tha Scholz. Mes tjerash, Scholz tha se i dërguar i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …