Olaf

Olaf Scholz: Mbështesin me të gjitha forcat tona anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se me të gjitha forcat do ta mbështesë  anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Evropa. në botën ku do të jetojmë është baza më e mirë për të gjithë ne, ne e dimë që në këtë planet jetojnë 8 miliardë njerëz, ne e dimë se nga mesi i këtij shekulli do të jenë 10 miliardë dhe sipas statistikave  atëherë pritet sërish një reduktim kur bëhet fjalë për numrin e banorëve të planetit tonë, por ne do të jemi ende 400-500 milionë qytetarë në grupin tonë që bashkon Bashkimin Evropian, dhe ajo që duhet bërë duhet të arrijmë së bashku, prandaj është një projekt shumë i rëndësishëm evropian që merret edhe me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe dua të them shumë qartë në këtë pikë, si kancelar i Gjermanisë, e konsideroj detyrim përmbushjen e premtimeve të bëra shumë kohë më parë kur bëhet fjalë për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me Bashkimin Evropian. Sa më shpejt që këto vende t’i përkasin Bashkimit Evropian. Ne do ta mbështesim me të gjitha aktivitetet politike, procesin e Berlinit, por edhe me vendosmëri të madhe për ta bashkuar Evropën në atë mënyrë”, tha Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …