Olaf Scholz: Në Jugosllavi kishim një rrezik e ai ishte rreziku i gjenocidit në Kosovës, që duhej të parandalohej

Olaf Scholz: Në Jugosllavi kishim një rrezik dhe ai ishte rreziku i gjenocidit në Kosovë, që duhej të parandalohej

Kryetari rus Vladimir Putin gjatë një konference të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, assesi nuk e ka lënë pa e përmend bombardimin e Serbisë gjatë vitit 1999 nga NATO-ja. Putin përmes propagandës së tij tentoi të bëjë tërheq një paralele mes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ku po kryhej gjenocid mbi popullatën civile, me krizën në Ukrainë. Ai madje theksoi se ishte NATO-ja që filloi një luftë në Evropë – duke iu referuar si një operacion të madh ushtarak ku u hodhën bomba në një prej qyteteve të Evropës, sikur ishte Beogradi. Në anën tjetër kancelari gjerman tha para gazetarëve se në Jugosllavi ishte prezent një rrezik – e ai ishte rreziku për gjenocid që sipas tij patjetër duhej të parandalohej. “Në Jugosllavi kishim një rrezik – e ai ishte rreziku i gjenocidit dhe kjo duhej të parandalohej. Jam i lumtur që kemi zhvillime paqësore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku secili ka perspektivën e vetë në drejtim të Bashkimit Evropian. Është një shenjë e mirë”, shtoi Sholz.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …