Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz me rastin e hapjes së punimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin, ka thënë se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj. Ju 6 vendet e Ballkanit i përkisni Evropës së lirë dhe të plotë dhe anëtarësimi juaj në BE është në interesin tonë. Premtimi për të ardhmen evropiane për juve është punë e jona për ta kthyer në realitet dhe kjo na ka bërë bashkë sot. Scholz foli edhe për raportet Kosovë-Serbi derisa tha se duhet të përshpejtohet procesi i normalizimit të raporteve mes të dyja vendeve. Është koha për të tejkaluar konfliktet rajonale që ju ndajnë e ju mbajnë të përçarë në rrugëtimin evropian. Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet në mënyrë që të prodhojë rezultate”, tha Scholz. Kancelari gjerman më tej ka shtuar se Procesi i Berlinit nuk do të ketë për detyrë vetëm të çliroj gjithë potencialin e bashkëpunimit por të përshpejtoj edhe integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit. Sot po bëni tre hapa madhor në këtë rrugëtim duke nënshkruar tri marrëveshje tejet të rëndësishme. Tregu i përbashkët rajonal do të nxis ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj, marrëveshjet do ti mundësojnë qytetarëve tuaj që të kalojnë kufijt vetëm me letërnjoftime dhe do të sigurohemi që studentët nga Sarajeva të plotësojnë studimet e tyre në Beograd, apo arkitektet nga Tirana të marrin një vend pune në Shkup. Kjo ju përafron me standardet evropiane”, u shpreh Sholz.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …