Kancelari gjerman, Olaf Sholz thotë se qëndrimi i Berlinit në lidhje me territoret e pushtuara të Ukrainës, ku autoritetet pro-ruse organizuan referendume ditët e fundit për aneksimin e katër rajoneve në Rusi, nuk do të ndryshojë. “Ne nuk do t’i pranojmë rezultatet e këtyre referendumeve, të cilat janë një mashtrim, dhe mbështetja jonë për Ukrainën do të vazhdojë e pa zbehur”, tha Olaf Scholz. Autoritetet pro-ruse njoftuan sukseset e referendumeve në Kherson, Zaporozhia, Donetsk dhe Lugansk, ku u mbajtën referendume për çështjen e bashkimit të këtyre rajoneve me Federatën Ruse. Gjermania po e mbështet Ukrainën aq sa mundet, por në të njëjtën kohë, ajo po bën gjithçka që mundet për të parandaluar një konflikt të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë. Kancelari Sholc këmbënguli në faktin se kjo është ajo që duan shumica e gjermanëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …