Pas një takimi me homologun grek, kancelari gjerman, Olaf Sholc ka folur edhe për bisedimet Kosovë –Serbi. Ai me këtë rast ka deklaruar se po punojmë shumë për të zgjidhur situatën vërtet të vështirë mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë po ashtu se shpreson për përparime në grindjen Maqedoni e Veriut-Bullgari. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka më shumë ndikim te Albin Kurti, muajin e kaluar në Bruksel ka qenë pjesë e përpjekjeve me kryetarin e Francës, Macron dhe kryeministren e Italisë, zonja Meloni për t’i bindur Kryeministrin Kurti dhe Vuçiq që t’i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Pas këtij takimi pritet që nesër në Bruksel të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Sholc ka saktësuar për “Dojçe Vele” se tha se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premtimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …