Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelei, duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa të përkohshme për qytetarët e Serbisë që futen në Kosovë, ka thënë se veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje. Është urgjente që të ushtrohet vetëpërmbajtje dhe të ulen tensionet, të ketë kthim në dialog dhe të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme kurrë nuk janë zgjidhje. Ato vetëm çojnë në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, ka shkruar Varhelei, i cili nuk përmend veprimet paraprake të Serbisë lidhur, por as marrëveshjen e Brukselit të vitit 2016.
