Komisionari i Zgjerimit të BE-së, Olivér Várhely konfirmoi se pavarësisht çfarë ka bërë deri më tash në integrimet evropiane, Serbia nuk mund të shkojë përpara në BE pa një marrëveshje me Kosovën. Për të gjithë rajonin, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës janë një çështje kryesore. Të gjithë po i shikojmë të dyja vendet, në mënyrë që ato të mund të vijnë në një zgjidhje paqësore afatgjatë, por kjo nuk mund të ndodhë vetë tha komisionari i BE-së, duke iu përgjigj pyetjes së mediave në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, se duket që çfarëdo që Serbia ka bërë në integrimin evropian, kjo s’do të ketë rëndësi për sa kohë që nuk bie dakord me Kosovën dhe vetëm atëherë do të vijë deri te përshpejtimi i rrugës për integrime evropiane.