Oliver Varhelyi

Varhelyi: Është e rëndësishme që Qeveria e re në Kosovë të formohet sa më shpejt, pasi e presin punë të mëdha

Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim i BE, Oliver Varhelyi, në paraqitjen e tij të parë që prej se mori mandatin për këtë post, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se do të punojë me Shefin e ri të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për të përmbyllur dialogun. Përfaqësuesi i Lartë i BE- për Politikë të Jashtme, Borrel ka thënë tashmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të jetë prioritet i tij. Varhelyi ka theksuar se: “është e rëndësishme që Qeveria e re në Kosovë të formohet sa më shpejt, pasi e presin punë të rëndësishme”. Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për BE-në dhe për të personalisht.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …