Oliver Varhelyi: Komisioni evropian ka vlerësuar se të gjitha kushtet janë përmbushur për liberalizimin e vizave për Kosovën

Oliver Varhelyi: Komisioni evropian vlerëson se të gjitha kushtet janë përmbushur për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë mezi presin të punojnë me  qeverinë e re sa më shpejt që ajo të formohet. “Shpresojmë të shohim më shumë stabilitet politik në periudhën e ardhshme, në mënyrë që Kosova të mund të shpejtojë procesin e reformës, përfshirë në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe zhvillimi socio-ekonomik. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në agjendën e saj evropiane”. Ai gjatë “Forumit Ekonomik të Tiranës” që po mbahet online ka folur edhe rreth procesit të vizave për kosovarët. “Në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Komisioni vlerëson se të gjitha kushtet janë përmbushur. Sidoqoftë, jo të gjitha shtetet anëtare janë bindur ende. Prandaj, ne inkurajojmë autoritetet e Kosovës t’i drejtohen vendeve anëtare të BE-së për të adresuar shqetësimet e mbetura”, ka thënë Varhelyi.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …