Komisioneri për Zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi përshëndeti nënshkrimin e protokollit për kalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes. “Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Europa ecën përpara ka shkruar ai. Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan dje në Sofje protokollin që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez. Përmbajtja e protokollit nuk është publikuar.